Dhuna shpërtheu në shkallët e stadiumit “Wembley” të Londrës, aty ku Anglia mposhti 3-0 Skocinë. Fotot tregojnë disa tifozë të cilët sulmojnë njëri-tjetrin, ndërsa njëri është i mbuluar me gjak. Sipas mediave britanike, një tjetër është dërguar në spital.
Ky episod i shëmtuar nuk ishte i vetmi që shoqëroi ndeshjen derbi të Britanisë. Gjatë gjithë ditës, tifozët skocezë kanë bërë veprime të shëmtuara, duke mos respektuar edhe aktivitetet që u shënuan në përkujtimin e ditës së dëshmorëve në Angli.
Tifozët skocezë, që njihen ndryshe si Tartan Army, qëndruan në “Trafalgar Square”, aty ku ishin menduar të mbaheshin disa aktivitete. Federata Skoceze iu kërkoi tifozëve që të respektonin këtë ditë të veçantë, por kur e tepron me alkoolin, vështirë se apele të tilla të respektohen, shkruan Tch.
Mediat shkruajnë se tualetet publike dhe statujat janë dëmtuar nga tifozët në këtë shesh i cili gjendet në qendër të Londrës.
Gjithsesi, bashkë me turpin, skocezët morën edhe goditjen përfundimtare në fushë, me anglezët që fituan pastër 3-0 në shtëpi