Problemet kanë filluar për Mario Balotellin edhe në elitën e futbollit francez. Sulmuesi italian ishte titullar për skuadrën e tij Nice në udhëtim tek Bastia, në një ndeshje që përfundoi me barazim 1-1.
Gjatë ndeshjes tifozët vendas kishin fyer në mënyra racore Balotellin i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale. Ai ka thënë me ironi se racizmi është i ligjshëm në Francë ose vetëm në Bastia.
“Është shumë normale që tifozët e Bastias të bëjnë gjeste të majmunit dhe uh…uh gjatë gjithë ndeshjes përderisa nuk është ndokush nga komisioni disiplinor për të thënë diçka”.
“Racizimi është i ligjshëm në Francë, apo ka vetëm te Bastia?. Futbolli është një sport i bukur por njerëzit si tifozët e Bastias e bëjnë atë të tmerrshëm. Turp i vërtetë”, shkroi Balotelli.
Kujtojmë që Balotelli në këtë takim u rikthye në fushë pas suspendimit nga Ligue 1 për shkak të një kartoni të kuq. /Telegrafi