Presdienti Ilir Meta ka deklaruar disa ditë më parë se në këtë botëror do bëjë tifo për Zvicrën.
Pasi sfidën e parë mblodhi sportistë të njohur për të parë ndeshjen kundër Serbisë këtë herë Meta ka zgjedhur të mbledhë artistë pranë vetes për të parë ndeshjen e kombëtares Zviceriane kundër Kosta Rikës.
Përkrah Presidentit ditën e sotme për të ndjekur sfidën ka qënë këngëtarja shqiptare nga Kosova Era Istrefi e cila ështe edhe zëri i këngës zyrtare të Botërorit Rusi 2018 dhe gjithashtu motra e saj Nora. Por jo vetëm kaq në foto shihet edhe artisiti i madh Kastriot Tusha dhe Kastro Zizo.
“Kënaqësi që shqiptarët e kanë siguruar finalen e Botërorit me pjesëmarrjen e këngëtares me famë ndërkombëtare, Era Istrefi. Uroj që edhe ekipi i Zvicrës, së bashku me futbollistët shqiptarë të arrijnë sa më pranë finales së madhe”, thuhej në postimin e Metës në Facebook.
/Opinion.al