Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“T’ia mbledh nëna trurin me dorë”, sherri për tokën çon familjen në prag të vetëgjyqësisë

2024/03/06 at 9:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“T’ia mbledh nëna trurin me dorë”, sherri për tokën çon familjen në prag të vetëgjyqësisë

Ylli Hoxhaj nga Fieri ankohet në emisionin “Stop” në Tv Klan se familja e xhaxhait të tij i ka thyer 38 fidanë ullinj. Shkak është bërë një konflikt për pronësinë e një are në fshatin Drizë. Ylli përfaqëson motrën e tij, e cila është pajisur me certifikatë pronësie në vitin 2023 për këtë pronë. Por, nusja e xhaxhait, Zyrako dhe e bija Elena, nuk e pranojnë këtë gjë.

Gazetari: Ylli pretendon që ullinjtë që janë  këtu të shkulur ose të thyer i ka shkulur familja juaj, ndoshta vajza ka thënë.

Zyrako: Dëgjo prandaj po të thotë nëna ty që unë dua foto këtu të bëhet dhe ishalla o Zot, mbase i ka shkulur vetë ky e të dalë se vriten njerëz dhe filmohen se kush e ka vrarë. Unë dua foto këtu nëpër këto, kush i ka shkulur ullinjtë këtej që ta di unë se kush ka qenë ai person se ia kanë ngjitur çupës.

Gazetari: Do më thuash ti pretendimet e tua, ai ka të tijat.

Zyrako: Dëgjomë mua! Këtë tokë që po shkel ti tani është tokë e Zyrasë, e ka thurur zotëria. Që i rëntë mu në kokë Yllit! Yllit t’ia mbledh nëna trurin me dorë, kështu!

Elena: Ka vajtur në bashki, në bashki e ka marrë me certifikatë të rreme çdo gjë!

Ylli: Ti nuk po më lë mua!

Elena: Se ti më bëre një denoncim,më çove në polici! Unë nuk jam mësuar,  të lutem unë ty!

Ylli: Jeni ju që më çuat mua në polici në fillim!

Elena: Ç’ke me mua ti o person? Nxore certifikatë të rreme!

Ylli: Në qoftë se unë kam certifikatë të rreme, unë vete direkt, që nesër në burg!

Elena: Të vesh vetë, t’i  lidhësh duart  kështu e të vesh! Jazëk të qoftë! Ia hodhe vëllait tim ti? Maskara!

Ylli: Po unë ça përfitimi kam?

Elena: Ti i ke prerë të gjitha këto dhe shënon Elenën atje!

Ylli: Po unë ça interesi kam që të  pres ullinjtë?

Elena: Do pendohesh vonë Ylli!

Ylli: Unë se kush je ti të njoh shumë mirë!

Elena: Si jam?

Ylli: Të njoh shumë mirë se kush je ti!

Elena: E kam të bardhë këtë, nuk më nxihet kurrë, ti po e nxin!

Ylli: Brenda zemrën nuk ta shikon njeri ty!

Elena: Zemrën e kam të bardhë borë!

Ylli: Tani pse nuk pranoni ju të vijë komuna?

Elena: Ik merre ti!

Ylli: Jo, do ta merrni ju!

Madje nënë Zyrako, e ka paditur Yllin për pushtim toke dhe vetëgjyqësi, por gjykata e ka rrëzuar padinë duke i dhënë të drejtë Yllit. Edhe administratori i Njësisë Qendër pohon se Ylli është në të drejtën e tij të ligjshme, ndërsa nënë Zyrako duhet të aplikojë për saktësimin e kufirit, gjë që nuk e ka bërë. Konflikti është tejet i nxehtë, në kufijtë e vetëgjyqësisë.

Erald Qirio, administrator i Njësisë Qendër: Po ti nuk ke faturuar shërbimin.

Elena: Po ça shërbimi thua, ore Erald?! Ça faturimi kërkon ti, o Erald?! Ti erdhe vetë me Yllin këtu!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Para
I riu shqiptar i kapur me drogë në Irlandë: Mos më dëboni, jam biseksual!

I riu shqiptar i kapur me drogë në Irlandë: Mos më dëboni, jam biseksual!

Premtime dhe gënjeshtra, hëna e plotë në Binjak ‘vështirëson’ javën për 4 shenja

Horoskopi për sot, 7 mars 2024

Përplaset autobusi me nxënës nga Maqedonia e Veriut, ishin nisur për të festuar Ditën e Flamurit

Shi dhe stuhi ere! Si do jetë parashikimi i motit për këtë të enjte

TE FUNDIT

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
9 Qershor, 2025

Gavin Newsom, Guvernatori Demokrat i Kalifornisë, ka paralajmëruat përsëri se do të padisë Presidentin Donald Trump për thirrjen e Gardës...

Lexo më shumë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com