Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ti do jesh e imja”,burrit martuar i kushton shtrenjtë fiksimi për 1 vajzë

2016/04/26 at 2:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse disa femra qajnë gjatë seksit?

Fiksimi i një 32 ­vjeçari të martuar dhe me fëmijë për t’u rilidhur me ish­të dashurën, i ka kushtuar dy dënime me burg në një periudhë kohe prej më pak se 3 vjetësh.
Dënimi i parë me disa muaj burg për akuzën e “përndjekjes” nuk e ka bindur atë për të hequr dorë nga vajza që e kishte lënë pasi kishte mësuar faktin se ai ishte i martuar. Menjëherë sapo ka lënë qelinë, Ed. L. ka nisur një vrull kërcënimesh, deri në ato për jetën, ndaj ish­të dashurës duke i kërkuar rindërtimin e lidhjes. “Do të jesh vetëm e imja, ose nuk ke për të jetuar.

Do të të nxij jetën. Nuk do të të lë rehat. Nuk do të lidhesh me asnjë person tjetër”, kanë qenë disa nga kërkesat e tij. Një kallëzim i dytë i të dëmtuarës H. E. e ka çuar sërish në tavolinën e të pandehurit 32­vjeçarin. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tij, duke e dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg në mungesë për akuzën e “përndjekjes”.

HISTORIA
Referuar vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, e dëmtuara H. E. banon në një prej fshatrave të komunës Petrelë, Tiranë. Para disa vitesh ajo është njohur dhe dashuruar me të pandehurin Ed. L., me të cilin ka pasur lidhje dashurore. Në fillim të lidhjes, i pandehuri Ed. L. i është prezantuar asaj me një emër tjetër, duke i fshehur identitetin e tij të saktë. Në këtë mënyrë ai ka vijuar lidhjen e tij me kallëzuesen. Sipas vendimit të gjykatës, në momentin që kallëzuesja ka mësuar se shtetasi Ed. është i martuar dhe me 2 fëmijë, ajo e ka shkëputur lidhjen me të.

Ndarja nuk është pritur mirë prej të pandehurit, i cili ka këmbëngulur, duke e përndjekur atë për një periudhë kohore. E dëmtuara, H. E., i ka kallëzuar këto veprime të tij, çka ka sjellë më pas edhe arrestimin e tij, dërgimin në gjyq dhe dënimin e tij me burg. Referuar të dhënave, Ed. L. është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe është dënuar me 10 muaj burg. Këtë dënim ai e ka vuajtur në periudhën mes fundit të vitit 2013 dhe mesit të vitit 2014. Por duket se ky dënim nuk i ka vlejtur aspak 32­vjeçarit, i cili pas daljes nga burgu ka vijuar veprimet e tij të kundërligjshme ndaj kallëzueses H. E.

KERCENIMET
Sipas gjykatës, veprimet në fjalë ishin kërcënime dhe sharje në orare të ndryshme të ditës e natës në numrin telefonik të kallëzueses.

Referuar vendimit të gjykatës, përmes këtyre kërcënimeve dhe kërkesave të vazhdueshme ai i kërkonte ish­të dashurës së tij që t’i jepte lekë për burgun që kishte bërë nga denoncimi i saj, duke iu referuar dënimit të tij të parë. “Në shqetësimet e krijuara, duke i shkuar te
qendra e punës së kallëzueses, e duke mos e lënë të punojë e duke iu drejtuar me fjalët: ‘…ti do jesh vetëm e imja, ose nuk ke për të jetuar, do të të nxij jetën, nuk do të të lë rehat, nuk do të të lë që të lidhesh me asnjë person tjetër…’”, thuhej në vendimin e gjykatës.
/Panorama

Ju sugjerojmë

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
Rajoni

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

4 Qershor, 2025 1:29 pm
Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
Kronikë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

4 Qershor, 2025 1:20 pm
Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
Aktualitet

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

4 Qershor, 2025 1:18 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

4 Qershor, 2025 12:58 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Përvetësoi me mashtrim pronën dhe e shiti/ Fushë Prezë, sekuestrohen 9000m2 tokë arë

4 Qershor, 2025 12:43 pm
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

4 Qershor, 2025 12:28 pm
Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE
Aktualitet

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE

4 Qershor, 2025 12:15 pm
Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë
Sport

Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë

4 Qershor, 2025 12:08 pm
Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira
Aktualitet

Berisha takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

4 Qershor, 2025 12:00 pm
Para
Ditëlindja “firmato” e Andrra Destanit

Ditëlindja "firmato" e Andrra Destanit

4 milionë euro për poçat në rrugën Tiranë-Kashar-Rinas!

4 milionë euro për poçat në rrugën Tiranë-Kashar-Rinas!

Ema Andrea debat me Shkëlzen Berishën: Shqipëria ndryshe nga ç’e sheh ti

Ema Andrea debat me Shkëlzen Berishën: Shqipëria ndryshe nga ç'e sheh ti

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
4 Qershor, 2025

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027,...

Lexo më shumë

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…

Tregoi për 6 vrasje, Artan Tafani “zbërthehet” në gjyq: Laert Haxhiun e njoha…
4 Qershor, 2025

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, dha këtë të mërkurë shpjegimet e para në procesin gjyqësor ndaj një grupi kriminal...

Lexo më shumë

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
4 Qershor, 2025

Shiste lënë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet në flagrancë një 19 vjeçar. Falë punës së inteligjencës policore...

Lexo më shumë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
4 Qershor, 2025

Pas një fushate të “zjarrtë” ku dominuan videot e tij në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit EuroAtlantik Lulzim Basha ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com