Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 709 qytetarë që nuk zbatuan masat anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit.
Prej këtyrë 611 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë 3000 lekë, teksa janë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 92 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00./Opinion.al