Pagat e diplomatëve janë bërë shkak për debate në mbledhjen e
Komisionit të Jashtëm, ku u miratua në tërësi buxheti i vitit 2016 për
Ministrinë e Jashtme.
Deputeti i PD-së, Eduard Selami, ngriti si shqetësim faktin se një
pjesë e ambasadorëve shqiptarë në vendet e huaja marrin si pagë një
shumë që është nën nivelin jetik të vendit ku ata shërbejnë.
Për Selamin s’mund të pretendohet për diplomaci, kur ambasadorët
paguhen më pak se shoferët e disa ambasadave, apo më pak se
pastrueset.
Por kjo deklaratë e demokratit u shoqërua me një batutë nga deputeti socialist Ben Blushi, duke thënë se Qeveria mund ta zgjidhë këtë punë duke thënë edhe shërbimin diplomatik me koncension. /panorama/