“Goleadë” e Gjermanisë në fushën e lojës ndaj San Marino. Mbyllet 8-0 për skuadrën e Joachim Low, që në këtë mënyrë arriti fitoren e 95-të, që kur është trajneri i kombëtares gjermane. Të gjithë u kthyen në shtëpi të lumtur, me përjashtim të një futbollisti. Thomas Muller u duk i mërzitur sepse kundërshtari nuk ishte në lartësinë e duhur: “Ndeshje të tilla eliminatore, si ndaj San Marinos, nuk kanë lidhje me futbollin profesionist.”