Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë, për shkak të thirrjeve kundër shqiptarëve.
Ka qenë minuta e 95-të kur kapiteni Amir Rrahmani ka tërhequr ekipin në dhomat e zhveshjes, pas thirrjeve raciste të përsëritura në stadium nga tifozëria ultrase rumune.
Të parët janë larguar natyrshëm kosovarët dhe rumunët kanë pritur për shumë minuta që ndeshja të rifillonte.
Pas më shumë se 60 minutave, arbitri thirri në fushë të dyja skuadrat. Vendasit dolën, ndërsa lojtarët e Kosovës nuk pranuan të dalin. Në këtë mënyrë, arbitri vendosi mbylljen e ndeshjes.
Më parë, gjatë ndeshjes është vërshëllyer edhe himni i Kosovës.