Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet mosmarrëveshja për tranzitin e gazit mes Ukrainës dhe Sllovakisë

2024/12/29 at 9:20 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohet mosmarrëveshja për tranzitin e gazit mes Ukrainës dhe Sllovakisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy akuzoi të shtunën kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë, duke sinjalizuar thellimin e një mosmarrëveshjeje për tranzitin e gazit midis dy vendeve.

Ukraina lejon kalimin e gazit natyror rus përmes territorit të saj për në disa vende evropiane, përfshirë Sllovakinë, por pritet ta ndalë rrjedhën kur marrëveshja ekzistuese e tranzitit – e nënshkruar para fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës – të skadojë në fund të vitit.

Kryeministri Fico, i cili vizitoi Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të kësaj jave, tha të premten se Sllovakia do të konsideronte masa reciproke kundër Ukrainës, si ndalimi i furnizimeve rezervë me energji elektrike nëse Kievi ndalon tranzitin e gazit nga 1 Janari.

“Duket se Putini i dha Ficos urdhrin për të hapur një front të dytë të energjisë kundër Ukrainës në kurriz të interesave të popullit sllovak”, shkruan Zelenskiy në platformën e mediave sociale X.

Sllovakia do që furnizimet me gaz rus nëpërmjet Ukrainës të vazhdojnë, duke thënë se rrugët alternative do të rrisin kostot dhe do të dëmtojnë operacionet e saj të tranzitit, duke bërë që ajo të humbasë 500 milionë euro në tarifa.

Ukraina ka thënë se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje të re për tranzitin e gazit me Moskën për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Shkurt 2022.

Ukraina është detyruar të importojë energji elektrike nga disa nga fqinjët e saj që kur Rusia filloi të vinte në shënjestër rrjetin e saj të energjisë në fund të vitit 2022, duke dëmtuar ose shkatërruar pjesën më të madhe të kapacitetit të prodhimit jo-bërthamor të vendit.

Zoti Zelenskiy tha se energjia elektrike nga Sllovakia aktualisht përbën 19% të importeve të kësaj energjie për Ukrainën dhe se Ukraina po punon me fqinjët e saj të Bashkimit Evropian për të rritur furnizimin.

“Sllovakia është pjesë e tregut të unifikuar evropian të energjisë dhe Fico duhet të respektojë rregullat e përbashkëta evropiane,” u shpreh ai, duke shtuar se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën do ta privonte Sllovakinë nga 200 milionë Dollarë në vit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se zoti Fico po reshtohej në anën e Putinit me “kërcënime të pakuptimta” për të ndërprerë importet e energjisë për Ukrainën.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2023, Kryeministri Fico ka qenë një nga kundërshtarët më të hapur të BE-së për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Pas bisedimeve të tij në Moskë, zoti Fico tha se Presidenti rus Putin kishte konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar furnizimin me gaz të Sllovakisë, megjithëse kjo do të bëhej “praktikisht e pamundur” pasi të skadojë marrëveshja e tranzitit./VOA

Ju sugjerojmë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit

15 Maj, 2025 4:43 pm
Para
Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025 që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mirëqenien globale

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025 që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mirëqenien globale

Dogjën qëllimisht 2 automjete në Durrës, arrestohen dy 18-vjeçarët

Dogjën qëllimisht 2 automjete në Durrës, arrestohen dy 18-vjeçarët

Blinken dhe Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken dhe Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

TE FUNDIT

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com