Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Turqi.
Shtatë policë u vranë dhe shumë të tjerë raportohet se janë plagosur pasi një makinë bombë shpërtheu në krahinën juglindore të Dijarbakirit në Turqi.
Lajmin e kanë bërë me dije mediat turke, sipas të cilave, shpërthimi ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve të qytetit, teksa aty po kalonte një automjet policie.