Prestigjiozia “The Guardian”, ndër aktivitetet europiane që nxisin shpirtin e aventurës, rendit edhe sportin e kalërimit në Shqipëri, si një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve.
Edhe kryeministri Edi Rama, e ka ndarë në “Facebook” këtë link, ku mes të tjerash shkruhet:
Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine.
Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në Unesco dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase.