The Guardian” ka vlerësuar Ermonela Jahon për rolin e saj tek “Suor Angelica”. Prestigjiozja britanike shkruan se Ermonela Jaho nuk duhet humbur. Vënia në skenë e trilogjisë së Puçinit nga Richard Jones në ‘Royal Opera’ u dha e plotë në vitin 2011 dhe u admirua shumë asokohe. Jones i sjell tri operat në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fokusohet në temat e klasës, moralit dhe vdekshmërisë që i lidh ato. Tragjedia proletare e “Il Tabarro” çon në lehtësim: Etikën hipokrite aristokrate që burgos “Suor Angelica” në manastir dhe borgjezinë e Gianni Schiçhi.
“Është Ermonela Jaho në rolin kryesor që e bën atë kaq të veçantë. Duke kombinuar tingullin e gjestet fizike, portreti i një shpirti në krizë, ajo jep kaq thjeshtë një nga performancat më të mira të viteve të fundit.