Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“The Economist” shpjegon arsyen pse nuk është zbuluar kura kundër kancerit

2017/02/06 at 2:50 PM
në -Shëndeti, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“The Economist” shpjegon arsyen pse nuk është zbuluar kura kundër kancerit

Mjekësia ka kryer punë të mirë në zvogëlimin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru, por nuk ka bërë punë aq të mirë me kancerin. Pavarësisht luftës katër-dekadëshe me këtë sëmundje – e cila ka kushtuar qindra miliarda dollarë – vetëm në Amerikë diagnostikohen 1.7 milionë njerëz në vit me kancer, ndërsa 600,000 njerëz vdesin në vit nga kjo sëmundje. Përse nuk është zbuluar kura kundër kancerit?


Arsyeja kryesore se përse kanceri ka qenë problem i vështirë për ta trajtuar është për shkak të mungesës bazike të informacioneve rreth mekanizmave molekularë që e shkaktojnë atë. Ilaçet e para që kanë filluar ta trajtojnë kancerin – kimioterapitë – kanë ardhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte zbuluar se njerëzit që ekspozohen ndaj mustardës së nitrogjenit, kimikal i njëjtë me gazin e mustardës, kishin pësuar zvogëlim të dukshëm në qelizat e bardha të gjakut.

Hulumtuesit kishin hetuar në qoftë se këta përbërës mund të përdoreshin për ta ngadalësuar rritjen e qelizave të shpejta, siç janë qelizat kanceroze. Kësisoj ka filluar epoka e testimit të përbërësve të ndryshëm kimikal për të parë nëse do t’i vrisnin tumorët. Ilaçet të reja ishin zbuluar që vepronin kundër kancerit, por nuk zbulonin shkaktarin e kancerit e as faktin se përse këto tretmane shpeshherë funksionin vetëm përkohësisht.

Sidoqoftë, qysh nga atëherë është shënuar progres i jashtëzakonshëm. Falë kuptimit më të gjerë dhe më të thellë për qelizat biologjike dhe gjenetikës, sot ekziston një numër i madh – i cili është vazhdimisht në rritje – i terapive të cilat janë dizajnuar në një nivel molekular për t’i njohur karakteristikat e veçanta të qelizave kanceroze. Bashkë me kimioterapinë, ndërhyrjet kirurgjike dhe radioterapinë, këto tretmane – të cilat përdoren veçmas apo në kombinim – kanë shpirë në rritje të ngadaltë, por të qëndrueshme, të pacientëve që i mbijetojnë kancerit.

Kanceri i cili shfaqet në fëmijëri dhe kanceri i gjirit tani janë më të shërueshëm se asnjëherë më parë. Por, ende mbetet shumë punë për t’u bërë: disa nga ilaçet e reja kundër kancerit janë produkt i kuptimit të thellë të mënyrës se si ndryshohen qelizat kanceroze dhe si i ikin heqjes nga trupi. Sot, kanceri shihet më pak si sëmundje e organeve, dhe më shumë si një ndër mekanizmat molekularë që shkaktohet nga mutacioni i gjeneve të caktuara.

Ndikimi i këtij ndryshimi në mënyrën se si mendojmë është se tretmani më i mirë, të zëmë shembull kancerin kolorektal, mund të jetë i dizajnuar dhe i aprovuar për përdorim kundër tumorëve në pjesë krejtësisht të ndryshme të trupit, siç janë gjinjtë.

Sidoqoftë, një premtim të jashtëzakonshëm mund ta kemi nga një terapi e re, e cila quhet imunoterapia, e cila pajisë sistemin e imunitetit të trupit për ta luftuar kancerin.

Bota ende nuk ka shëruar shumë lloje të kancerit të cilat ekzistojnë. Por, përgjatë pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, epoka e mjekësisë së personalizuar mund të shohë progres enorm në shndërrimin e sëmundjes së kancerit në diçka që i mbijetohet. /Telegrafi/

Etiketa: kundër kanceritkurathe economist


Ju sugjerojmë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Para
Ciklon në Durrës, trageti përplas peshkarexhat, dy të plagosur

Ciklon në Durrës, trageti përplas peshkarexhat, dy të plagosur

Lirimi i Sheshelit, mungesë respekti për viktimat dhe drejtësinë

Bushati pranon: Votuam gabim në OKB për traktatin e armëve bërthamore

Rrëzimi i helikopterit, të vertetën tani e presim nga Gjermania

Rrëzimi i helikopterit në Shkodër, pilotet heronj dalin fajtorë
















TE FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Dhjetor, 2025

Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com