PRISHTINE-Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi do të betohet në seancën e 7 prillit në Kuvendin e Kosovës, por aty do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e koalicionit qeverisës.
Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancë, ku do të betohet presidenti i ri, me arsyetimin se Thaçi nuk është unifikues dhe njëkohësisht me pjesëmarrjen e tyre do të legjitimoheshin shkeljet, siç thonë ata, me rastin e zgjedhjes së të parit të shtetit.