Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se BE-ja ka mbyllur dyert për Kosovën.
Thaçi shtoi se Kosova i ka përmbushur kriteret, por ende nuk ka një vendim, duke fajësuar paaftësinë e Kosovës për të vendosur.
“Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Tash e tre vjet është dhënë rekomandimi për liberalizim, por ende nuk ka vendim nga shtetet anëtare. Jo me fajin tonë është ky izolim, por nga paaftësia e shteteve të Bashkimit Evropian për të marrë vendim për liberalizimin e vizave”, është shprehur Thaçi gjatë konferencës: ‘20 Vite Pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor’.
Konferenca po zhvillohet pikërisht ditën e sotme kur Komisioni Evropian do të publikojë Dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet aspiruese, përfshirë edhe Kosovën.
Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012.
BE-ja i vuri detyrë Kosovës të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.
Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti Evropian kishte votuar në favor të liberalizimit të vizave.
Mirëpo në muajin dhjetor të vitit të shkuar, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi në agjendën e takimit të tyre çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën./Opinion.al