Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tha se punësimi në SHBA ka shënuar rënie, Trump shkarkon Komisioneren e Statistikave

2025/08/02 at 1:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra Komisioneren e Byrosë së Statistikave të Punësimit, Doktoreshene e Shkencave Erika McEntarfer (mekentarfer), pas publikimit të raportit ku thuhej se përgjatë Korrikut në Shtetet e Bashkuara ishin hapur më pak vende sesa ishte parashikuar. Në muajin korrik, sipas të dhënave zyrtare, u shtuan vetëm 73 mijë vende pune, një shifër që bie ndjeshëm nën parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin të paktën 110 mijë vende të reja. Përveç kësaj, u bënë edhe rishikime në ulje për muajt e mëparshëm, majin dhe qershorin, duke zbritur edhe 258 mijë vende pune nga numrat paraprakë.

Ky raport i dobët shty Trump të ndërhynte personalisht. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, ai e quajti McEntarfer një person të  “emëruar politik nga Biden” dhe e akuzoi për publikim të qëllimshëm të të dhënave që dëmtojnë imazhin ekonomik të vendit. Donald Trump deklaroi se do të emëronte Si komisioner të ri të këtij institucioni dikënd më kompetend dhe profesona. Kreu Aktual i Byrosë së statistikave të punësimit është William Wiaterowski.Erika McEntarfer (mekentarfer), ishte emëruar në këtë post në muajin janar të vitit 2024 me 86 vota pro dhe 8 kundër nga Senati amerikan, për një mandate 4-vjeçar.

Raporti i korrikut, i cili përveç se tregoi se vendi pati një shtim më të pakët të vendeve të punës tregoi edhe një rritje të normës së papunësisë nga 4.1% në 4.2%, u prit me shqetësim të madh në tregjet financiare dhe në qarqet ekonomike. Sipas analistëve, sektorët që tradicionalisht kanë shtyrë përpara punësimin në muajt e fundit, si ndërtimi, prodhimi dhe teknologjia, kanë shfaqur shenja stagnimi ose uljeje, ndërsa vetëm sektori i kujdesit shëndetësor dhe asistencës sociale ka shënuar rritje të moderuar.

Ekonomistët dhe zyrtarët e pavarur kanë reaguar duke shprehur shqetësim për ndërhyrjen e presidentit në institucionet statistikore që historikisht kanë qenë të pavarura nga presioni politik. Disa analistë paralajmërojnë se veprime të tilla mund të dëmtojnë besueshmërinë e të dhënave ekonomike të SHBA-ve dhe të krijojnë pasiguri për investitorët. Shkarkimi i McEntarfer vjen ndërkohë që administrata Trump po përballet me presione në rritje për të dhënë rezultate konkrete në ekonomi përpara zgjedhjeve të vitit 2026, ndërsa votuesit fillojnë të ndjejnë pasiguritë ekonomike në jetën e përditshme. Shkaqet kryesore që kanë luhatur ekonominë amerikane përgjatë muajve të fundit sipas asaj që thonë ekspertët ka qenë lufta e tarifave që Trump i ka hapur mbarë botës.

Ju sugjerojmë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij
Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij

30 Nëntor, 2025 2:20 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari me kokainë në Tiranë

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Para
Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

Kultivonin kanabis në Maliq, 2 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat

Hetimet ndaj Hakimi, Mbappe mbron ish-shokun e skuadrës: I respektonte vajzat

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti

Vendet nordike përfshihen nga një valë e pazakontë të nxehti

TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com