Dihet tashmë që Dua Lipa dhe Rita Ora nuk i kanë marrëdhëniet aspak mirë me njëra-tjetrën, ndonëse të gjithë shqiptarët krenohen me arritjet e tyre në fushën muzikore. Për të parë se cilën prej të dyjave duan më shumë shqiptarët moderatori i njohur Adriatik Kelmendi organizoi një sondazh në profilin e tij.
Dje Kelmendi e mbylli sondazhin dhe njoftoi se atë e fitoi Rita Ora me 57% të votave. Kjo nuk i ka pëlqyer Duas e cila e ka hequr nga lista e ndjekësve Kelmendin pas këtij statusi.
“Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!
Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.
Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfolloë në Twitter. Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu”, shkruan Kelmendi sot në postimin e tij në Facebook.