Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Tetori i librit”, Presidenti Begaj takim me shkrimtarë dhe botues

2024/10/03 at 5:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tetori i librit”, Presidenti Begaj takim me shkrimtarë dhe botues

 “Krahas përpjekjeve për të çuar lexuesin te libri, le të përpiqemi të afrojmë librin te lexuesi”.

Ky ishte mesazhi i Presidentit Begaj sot në një takim me njerëz të letrave dhe botues gjatë një vizite në librarinë e re “Babel”.

“Pelegrinazh libri në të gjithë Shqipërinë përmes nismash konkrete dhe krijuese nga shkollat dhe bashkëpunim më i ngushtë me institucionet shtetërore, nisma që kanë për qëllim të rritin aksesin e lexuesve në zonat rurale, duke shmangur sa më shumë ato që unë do t’i quaja “bunkerë burokratikë”, ishin disa nga mesazhet që Presidenti Begaj, përcolli gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në librarinë “Babel” në Tiranë me rastin e “Tetorit të librit”.

Presidenti i Republikës propozoi nisma konkrete për çuarjen përpara të projekteve të leximit, si dhe kërkoi të mos mbeten vetëm në nivelin e një panairi të përvitshëm në Tiranë, por, në bashkëpunim me institucionet vendore, të zgjerojnë gjeografinë e këtyre festivaleve të librit.

Presidenti u shpreh se shkrimtarët dhe botuesit duhet të bashkëpunojnë me institucione të tilla, si Ministria e Arsimit, Drejtoritë Arsimore, shkollat dhe drejtuesit e bashkive, në mënyrë që libri të shkojë tek të gjitha zonat, veçanërisht në ato zona që nuk kanë akses me librin.

Sipas Kreut të Shtetit, shqiptarët e duan librin, e duan leximin, ndaj gjithsecili që ka një pozitë të caktuar dhe mundësi duhet të ndërmarrë nisma për t’ua ofruar librin sidomos fëmijëve dhe brezit të ri.

“Nëpërmjet këtyre nismave, – u shpreh Presidenti i Republikës, – të rinjtë do të kenë mundësi që përveç atij modeli që po ofrohet sot rëndom nëpër ekrane, ku promovohet jeta e lehtë, jeta pa vështirësi dhe arritja pa asnjë lloj mundimi, të kenë dhe një model alternativ ku të nxitet mendimi, reflektimi dhe analiza”.

Në brezin e ri mungon modeli i arritjes përmes dijes dhe mundit, u shpreh Presidenti Begaj, ndërsa dëgjoi shqetësimet e të pranishmëve për procedurat burokratike që pengojnë promovimin e librit dhe dijes.

Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë dhe problematikat ekonomiko-financiare në lidhje me TVSH-në e librit, si dhe politika të tjera të lidhura me botimin, gjithnjë duke ruajtur si përparësi ndërmarrjen e nismave për hapjen e librit, shpërndarjen e dijes në të gjithë vendin.

Presidenti Begaj ndau me shkrimtarët dhe botuesit shqetësimet e ngritura gjatë vizitave të tij nëpër bashkitë e vendit për mungesën e bibliotekave dhe sugjerimet për përdorimin e një pjese të fondit të shkollave apo lehtësira të tjera fiskale nga pushteti vendor për librat.

“Kam shkuar në bashki të ndryshme në Shqipëri dhe kam kërkuar ku është biblioteka. Iu kam thënë se nëse nuk keni bibliotekë, sepse e keni shkatërruar, e keni bërë bilardo apo diçka tjetër, jepini mundësi dikujt që e dashuron librin të bëjë një kafe-librari, t’ia hiqni taksat vendore. Kam shkuar në shkolla dhe iu kam kërkuar drejtuesve të shkollave të pasurojnë bibliotekat me tituj të rinj”.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi mënyrat e reja që synojnë qasjen e rinisë nëpërmjet teknologjive të reja përmes shpërndarjes së librit audio dhe video, si një nga mënyrat që u përshtatet të rinjve.

Begaj theksoi se muaji “Tetor na sjell në kujtesë se është muaji që ne nderojmë autorë të spikatur të letrave shqipe, si Gjergj Fishta, Migjeni, Dritëro Agolli dhe Pano Taçi, të cilët kanë ditëlindjen këtë muaj”.

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

12 Qershor, 2025 12:57 pm
Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

12 Qershor, 2025 12:49 pm
34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
Aktualitet

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

12 Qershor, 2025 12:48 pm
I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
Aktualitet

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

12 Qershor, 2025 12:39 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin / Kërkoi rinumërimin e votave preferenciale

12 Qershor, 2025 12:32 pm
Pavarësia e Kosovës, Presidenti Begaj: Pjesë e themelit të paqes në rajon, shtyllë e sigurisë evropiane
Aktualitet

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

12 Qershor, 2025 12:23 pm
Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…
Sport

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

12 Qershor, 2025 12:22 pm
“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!
Aktualitet

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

12 Qershor, 2025 12:13 pm
Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

12 Qershor, 2025 12:06 pm
I ra infarkt duke notuar dhe u mbyt, vdes 53-vjeçari në plazhin e Palasës
Aktualitet

Humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit

12 Qershor, 2025 12:00 pm
Para
Tatimi ndaj profesionistëve të lirë, PD padi në Kushtetuese: Cënon profesionet dhe shërbimet

Mandati i gjyqtares Elsa Toska, Tabaku: Spiropali ka ndërmarrë një nismë anti-kushtetuese...

Tension dhe flakë në Kuvend, Salianji letër nga burgu: Agresorët po shfaqen si viktima!

Tension dhe flakë në Kuvend, Salianji letër nga burgu: Agresorët po shfaqen si viktima!

Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

TE FUNDIT

Patos/Babë e bir dhunojnë me grushte 60-vjeçarin,njëri prej tyre goditet me kaçavidë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
12 Qershor, 2025

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në fshatin Zharrëz të Patosit, pas një sherri ku u përfshi...

Lexo më shumë

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca

Zhdukja e Jan Prengës/Kërkesë për të rishikuar pamjet filmike, shtyhet seanca
12 Qershor, 2025

Në Apelin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zhvillua procesi gjyqëson ndaj kopshtarit, Festim Bexhdili, lidhur me...

Lexo më shumë

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

34 vjetori i PS/ Spiropali: Po e bëjnë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shkruar një mesazh urimi për 34 vjetorin e themelimit të PS. Në këtë postim...

Lexo më shumë

Murtaja e bagëtive të imëta në Shqipëri/Ministria e Bujqësisë: 4 vatra të…

I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, kapet çobani
12 Qershor, 2025

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shpërthimin e murtajës së bagëtive të imëta në katër vatra të ndryshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com