Emisioni i të mërkurës në Opinion, përveçse kishte një temë interesante solli edhe shumë ngjyra. Tetë zonja në karrierë kanë folur rreth eksperiencave të tyre, se sa e vështirë është të bësh karrierë në Shqipëri, por në të njëjtën kohë nuk mund të rrimë pa përmendur edhe look-un e tyre.
Si rrallëherë ku nëpër studiot televizivive (e veçanërisht në atë të Opinion), ngjyrat që dominojnë janë kryesisht ato të errëta, për të dukur sa më serioze e shik, të teta të ftuarat tona kanë kanë “sjellë” ngjyra dhe stil në studion e programit.
Koordinatorja e Marrëdhënieve me publikun në PD, Grida Duma kishte zgjedhur ngjyrën më “in” të momentit mustardin për këtë dalje të radhës, ndërsa Ministria e Integrimit, Klajda Gjosha kishte kombinuar bukur ngjyrën e pastelit me bojëqiellin e fortë. Edhe avokatja Irena Kita duket gjithashtu shumë pranverore, me këtë kostum të bardhë dhe këmishë shumëngjyrëshe. Ajo është cilësuar si një nga femrat që vishet bukur dhe me stil.
Botuesja Arlinda Dudaj dhe gazetarja Fjodora Fjora kishin zgjedhur ngjyra më të forta, (jeshile dhe rozë e fortë).
Pak më klasike duken dy biondet e panelit, Joleza Koka dhe Albana Xhara të cilat nuk i kanë rezistuar dot tundimit për tu veshur me të zezë. E zeza ka qenë e pranishme edhe në veshjen e gazetares, Zefina Hasani e cila e ka thyer atë me një bluzën e kuqe. Për herë të parë në studion e Opinion kemi patur një larmishmëri ngjyrash dhe mbi të gjitha të ftuarit nuk kanë bërë “xing” me njëri-tjetrin.