Së shpejti, në shitje mund të jetë një test i thjeshtë i cili për 10-minuta ju tregon nëse keni kancer, dhe këtë mund ta bëni nga shtëpia pa pasur nevojë të shkoni të mjeku
Profesori i onkologjisë në Universitetin e Kalifornisë, David Wong thotë se është e mundur për të zbuluar tumorin, në qoftë se ai është duke qarkulluar në lëngjet e trupit tuaj.
“Një testimi që bëhet nga lëngu i hundës është 100% i saktë dhe i lehtë për ta zbatuar këtë sëmundje”, thotë ai.
Përfitimet që ka njeriu nga ky zbulim është se kur sëmundja zbulohet me kohë ajo mundet edhe të parandalohet me kohë.
Testi është i thjeshtë dhe relativisht i lirë.
“Në qoftë se sëmundja e kancerit është duke qarkulluar në gjak apo pështymë, testi do të zbulojë atë. Neve na duhen vetëm 10 minuta, tha Dr. Wong në Uashington, në takimin vjetor të Shoqatës amerikane për avancimin e Shkencës.
Ai tha gjithashtu se: “është e rëndësishme zbulimi i hershëm. Një pacient mund të bëjë atë në shtëpi te mjeku ose te farmacisti,” shpjegoi Wong.