Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Testet e antitrupave, zhgënjim në betejën me COVID-19

2020/09/08 at 5:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Testet e antitrupave, zhgënjim në betejën me COVID-19

Në prill, në kulmin e masave izoluese kundër koronavirusit, ekspertë të shëndetësisë në administratën Trump shprehën entuziazëm për një test që do të konfirmonte nëse një person ishte prekur më parë nga ky virus dhe mund të kishte imunitet ndaj tij në të ardhmen.


Testi i antitrupave do të tregonte “imunitetin e mrekullueshëm, shumë të bukur” tha Presidenti Trump duke shtuar se kjo do të mundësonte rihapjen e ekonomisë.

Në periudhën që pasoi u bë e qartë se këto teste nuk ofrojnë garanci për amerikanët që duan të kthehen në normalitet, thotë Dr. Jennifer Rakeman e Laboratorëve të Shëndetit Publik në Nju Jork.

Organizmi krijon antitrupa për të luftuar virusin kur shfaqet infeksioni. Testi zbulon praninë e këtyre antitrupave, por shkencëtarët ende nuk dinë se çfarë mase imuniteti ofrojnë këto antitrupa ndaj koronavirusit.

Faktikisht, “nuk është diçka që vërtetohet lehtë,” në rastin e imunitetit, thotë Marc Jenkins, pedagog në Universitetin e Minesotës. Për të matur imunitetin tek kafshët apo njeriu, nevojiten studime afatgjata. Kjo zakonisht bëhet nga Institutet Kombëtare të Shëndetit apo universitete të ndryshme, por aktualisht këto institucione janë më të preokupuara me punën për të zhvilluar një vaksinë.

Deri kur të mësojmë më shumë për saktësinë e testeve të antitrupave, rezultati i tyre nuk duhet të përdoret si justifikim për të rihapur shkollat apo aktivitetin ekonomik, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Shoqata Amerikane Mjekësore.

Por testet kanë vlerë për studime të gjera për të analizuar përhapjen e koronavirusit dhe për të identifikuar ata që mund të dhurojnë plazëm për të kuruar personat e sëmurë me COVID-19.

OBSH: Të nxjerrim mësime nga pandemia

Të hënën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se vendet që reformuan apo rindërtuan sistemin shëndetësor vitet e fundit dolën më mirë në betejën me koronavirusin.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të nxjerrin mësime nga pandemia që të jenë të përgatitur për një krizë të ngjashme në të ardhmen. Ai lavdëroi Tajlandën, Mongolinë, Senegalin dhe vende të tjera për reagimin ndaj epidemisë.

“Shumë nga këto vende kanë reaguar shumë mirë, pasi nxorën mësime nga epidemitë e mëparshme me SARS, MERS, fruthin, poliomelitin, Ebolën dhe sëmundje të tjera. Prandaj duhet të nxjerrim mësime nga kjo pandemi,” tha ai.

Shifrat Globale

Ndërkohë të hënën, India ia kaloi Brazilit si vendi i dytë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit.

Ministria e shëndetësisë njoftoi një shifër rekord prej 90,802 rastesh të reja të hënën, duke e çuar numrin total të rasteve në Indi në më shumë se 4.2 milionë që nga fillimi i epidemisë. India regjistroi gjithashtu 1,016 vdekje të hënën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 71,642.

Brazili raportoi 14,521 raste të reja të dielën. Megjithëse tani ka kaluar në vend të tretë pas Indisë për nga numri i përgjithshëm i infeksioneve, Brazili është në vend të dytë pas SHBA për nga numri i viktimave me 126,650 të vdekur nga COVID-19.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me rreth 6.3 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 189,000 të vdekur.

Në Australi, zyrtarët në shtetin e Viktorias njoftuan të hënën se kishte 41 raste të reja, rritja më e ulët një-ditore që nga fundi i qershorit.

Autoritetet në Viktoria kanë punuar për të vënë nën kontroll shpërthimin më të rëndë të COVID-it në Australi, duke vënë kufizime lëvizjesh në fillim të gushtit. Si rezultat i përmirësimeve, të dielën u njoftuan zbutje të disa masave kufizuese.

Vaksinat

Kryeministri Scott Morrison tha të hënën se Australia ka bërë marrëveshje me kompaninë CSL për të prodhuar dy vaksina të koronavirusit, nëse vërtetohet se ato janë të padëmshme dhe efektive në prova klinike.

Kompania CSL po punon për një vaksinë kandidate dhe është planifikuar të kalojë në fazën e dytë të provave klinike më vonë këtë vit.

Vaksina tjetër është një projekt i përbashkët mes kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit aktualisht në prova të fazës së vonëshme. Zoti Morrison tha të hënën se kompania CSL do ta prodhojë në masë edhe këtë vaksinë dhe se ai parashikon që 3.8 milionë doza të jenë në dispozicion në janar ose shkurt 2021.

Izraeli po fillon mbylljet e pjesshme gjatë natës në 40 qytete dhe komunitete me nivelet më të larta të infeksionit në vend. Shkollat në ato zona gjithashtu do të mbyllen dhe nuk do të lejohen grumbullime me më shumë se 10 persona në mjedise të mbyllura dhe 20 vetë jashtë.

“E kam të qartë që këto kufizime nuk janë të lehta, por në situatën aktuale nuk ka rrugëdalje tjetër,” tha kryeministri Benjamin Netanyahu përmes një deklarate./ VOA



Ju sugjerojmë

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Rajoni

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

22 Maj, 2025 6:25 pm
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

22 Maj, 2025 6:13 pm
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Aktualitet

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

22 Maj, 2025 5:53 pm
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Politikë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

22 Maj, 2025 5:46 pm
Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku
Aktualitet

Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

22 Maj, 2025 5:38 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

SPAK sekuestron një tjetër pronë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

22 Maj, 2025 5:28 pm
Aplikimet në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar
Kryesore

“Furtunë” në Bashkinë e Tiranës, shkarkohen besnikët e Veliajt

22 Maj, 2025 5:26 pm
Greqi, shqiptari vetëvritet në komisariatin e Kalkidës
Aktualitet

Greqi/ Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar

22 Maj, 2025 5:21 pm
Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?
Rajoni

Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22 Maj, 2025 5:12 pm
Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

22 Maj, 2025 5:08 pm
Para
Video/ Trump debaton për maskën me gazetarin: Sa metra larg je?

Video/ Trump debaton për maskën me gazetarin: Sa metra larg je?

Hapet gara për hetuesit e BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për hetuesit e BKH, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Aktori i famshëm tregon si e fitoi betejën me Covid: Nuk mora asnjë ilaç

Aktori i famshëm tregon si e fitoi betejën me Covid: Nuk mora asnjë ilaç
















TE FUNDIT

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
22 Maj, 2025

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta...

Lexo më shumë

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
22 Maj, 2025

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president. “Nuk kam asnjë qëllim...

Lexo më shumë

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
22 Maj, 2025

Në Tiranë do të krijohet Akademia e Policisë për Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Përgjithshëm...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
22 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pasditen e sotme se helikopterët e forcës sonë ajrore, Black Hawk, do të kenë hangarin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com