Një sulm kamikaz ka vrarë se paku 65 persona në një stadium në pjesën jugore të Bagdadit ditën e sotme njoftojnë autoritetet e sigurisë së Irakut.
Mësohet se menjëherë pas sulmit organizata terroriste, ISIS e ka marë përsipër sulmin. Kjo organizatë terroriste gjithashtu ka thënë se qëndron edhe prapa sulmeve të së martës në Belgjikë ku u vranë 31 persona dhe u lënduan 270 të tjerë.
Autoritetet e sigurisë në Irak kanë thënë se sulmi me bombë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje në një stadium të vogël në qytezën Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.