Katër personat që kryen masakrën e Moskës kishin planifikuar të arratiseshin drejt Ukrainës. Kështu thotë Shërbimi Rus i Sigurisë, FSB, në një deklaratë ditën e sotme.
Autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona, mes të cilëve edhe 4 autorët e masakrës në qendrën e koncerteve në Moskë.
Katër autorët, raportojnë mediat ruse, do të arratiseshin në Ukrainë. Por ata u kapën në rajonin Bryansk, pranë kufirit me Ukrainën. Ata u transportuan në Moskë.
Nga sulmi terrorist ndaj popullsisë civile mbetën të vrarë të paktën 93 persona dhe mbi 100 të plagosur.