Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Terror politik”, Boçi: Policia, Prokuroria dhe PS më përgjuan një muaj para zgjedhjeve

2023/07/11 at 2:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Terror politik”, Boçi: Policia, Prokuroria dhe PS më përgjuan një muaj para zgjedhjeve

Kandidati demokrat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka renditur të gjitha shkeljet ligjore dhe presionet e bëra gjatë fushatës elektorale të 14 majit 2023.


Në një dalje para mediave gjatë ditës së sotme, Boçi theksoi se të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor.

Sipas Boçit, në Elbasan “lufta ishte më specifike pasi vetë kryeministri pati një angazhim personal në një fushatë shpifëse, denigruese madje dhe kërcënuese deri në nivele të njerëzve të tij dhe ai që spikati me angazhimin e tij ishte sekretari i PS i cili nuk la gurë pa lëvizur antiligjor për të nxjerrë fitues kanakarin e tij”.

Ai gjithashtu denoncon se ‘prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës, shtabin elektoral të tijin, bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës.’

Deklarata e Boçit

Luçiano Boçi: Faleminderit dhe dua të falënderoi të gjithë votuesit e Bashkisë së Elbasanit që më mbështetën në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fushatës sikurse dua të falënderoi pjesën e shtabit tim politik të cilët përballën këtë farsë elektorale dhe këtë terror politik të mirëorganizuar nga partia në pushtet në bashkëpunim me segmente të administratës dhe organet kryesore, policia drejtësia dhe të tjerë. Tre javë para zgjedhjeve, në një takim me zonjë Glover e cila ishte dhe shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR unë i paraqita asaj këtë shqetësim i cili vinte jo vetëm nga dhuna në terren por edhe nga deklaratat personale të kryeministrit i cili kërcënonte hapur që nuk do të financonte ata kandidatë të opozitës që do të fitonin zgjedhjet e bashkive. i transmetova se në karrierën time politike nuk kisha parë asnjëherë një fushatë të tillë elektorale ku dhuna të ishte kaq e hapur, ku intimidimi të ishte kaq konkret, ku kërkesa për deformimin e votës të ishte kaq reale dhe e prekshme. Kërkova reagimin e këtij institucioni i cili dihet se reagimi është paszgjedhor por një reagim i zonjës Glover në ato ditë erdhi dhe e falënderoi por nuk ishte i mjaftueshëm. Shteti policia PS ishin bërë bashkë në këtë luftë me opozitën dhe kërkonte të kamuflohej me një proces zgjedhor. Të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuar politik, që donin atë që s’po e arrijnë dot, eliminimin e opozitës. Duke shfrytëzuar në këtë rast proces ligjor zgjedhor për ti vendosur kapakun e fundit gjë e cila nuk ndodhi pasi ja ku janë faktet, pasi ne do vazhdojmë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vijojmë kallëzimin në SPAK për të gjithë zinxhirin drejtues të administratës qendrore dhe lokale të Bashkisë Elbasan, për vetë kandidatin e PS-së për kryetar bashkie pasi ne nuk i njohim zgjedhjet dhe ai do të shkojë në SPAK. Sikurse edhe për të gjithë ata operatorë të cilët shkelën me bindje politike rregullat e një procesi të drejtë zgjedhor ku për pasojë është deformuar vullneti i votës së lirë i qytetarëve jo vetëm të Elbasanit por në të gjithë Shqipërinë.

Trishtuese është që vetë KQZ u soll sikur të ishte një zyrë kryeministrore gjë që u pasua edhe në KAS sepse mjafton që një qytetar të shikonte faktet konkrete se si është deformuar vullneti i qytetarëve do të merrte menjëherë vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve dhe jo më këtë të mos e bëjnë përfaqësues të ligjit dhe vijnë nga sistemi i drejtësisë dhe kanë përvojën e tyre por sigurisht që urdhri politik thjesht të jenë transmetues të dëshirave dhe vendimeve që merren nga kryeministri për fatet e zgjedhësve shqiptarë.

Në Elbasan lufta ishte më specifike pasi vetë kryeministri pati një angazhim personal në një fushatë shpifëse, denigruese madje dhe kërcënuese deri në nivele të njerëzve të mi dhe ai që spikat në angazhimin e tij është sekretari i PS i cili nuk la gurë pa lëvizur antiligjor për të nxjerrë fitues kanakarin e tij, historia e tyre tashmë dihet që përmban dyshime të forta në aktivitetin ekzekutiv por qe vazhdon ende dhe në Bashkinë e Elbasanit dhe shpresoj se do dalin në dritë një ditë.

Pse kandidati i PS nuk pati program? Nuk pati pasi e gjithë beteja dhe lufta politike ishte e mbështetur në makinerinë shtetërore policore të prokurorisë dhe të administratës qendrore dhe lokale.

Këto nuk janë justifikime por janë fakte reale dhe konkrete.

Survejimi policor sistematik që iu bë shtabit tim elektoral dhe njerëzve të mi për dhunën verbale dhe fizike, me kontrolle reale konkrete trupore nga Forcat Shqiponja të ardhura për të intimiduar jo vetëm njerëzit e shtabit politik sepse u ndalua dhe drejtori i shtabit elektoral ish-deputeti Aurel Bylykbashi para zyrave të shtabit elektoral timin me urdhër të drejtpërdrejtë të zotit Gjiknuri dhe falanga të tjera të pushtetit. Këto bëheshin me qëllim që njerëzit të intimidoheshin, të frikësoheshin, të mos atashoheshin dhe njerëzit të ndiqnin orientimin e dhunës së votës që PS të nxirrte fitues kandidatin e saj.

Publiku ka njohur një ngjarje përgjatë këtyre ditëve në Elbasan ku prokurori doli me një njoftim të bujshëm sikur arrestoi një grup të fuqishëm kriminal prej 40 vetash si rezultat i një aksioni që kishte që në prill që vepronte me përgjime ambientale. Po prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal pasi ata nuk janë kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës shtabin elektoral të tijin bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës por nuk patën fatin dhe për të justifikuar të gjithë këtë veprimtari dolën dhe deklaruar në mënyrë bombastike arrestimin dhe i nisen me autobus për në Tiranë.

Kjo është e vërteta se si u bashkuan dhe u bënë një policia prokurori PS administrata që vetëm e vetëm që kandidati i tyre pa program dhe që shkeli ligjin përgjatë gjithë kohës të merrte ato numra me demek fitues në numra por jo para opinionit.

 

Etiketa: luciano bocishkelje ligjorezgjedhje


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

28 Qershor, 2025 8:09 am
Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
Para
Shqipëria renditet e pesta në Europë për rënien e lartë të popullsisë që nga vitet ’90

Shqipëria renditet e pesta në Europë për rënien e lartë të popullsisë që nga vitet '90

Revista amerikane shkruan për kuzhinën shqiptare:E lindur nga bujaria natyrore e Mesdheut

Revista amerikane shkruan për kuzhinën shqiptare:E lindur nga bujaria natyrore e Mesdheut

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Falsifikuan dokumentat për një aksident, pezullohen 3 punonjës policie në Korçë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
28 Qershor, 2025

Dita e shtunë, 28 qershor, do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Në zonat e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
28 Qershor, 2025

Dashi Duket se orbitat e planetëve janë shumë pozitive për ju, që do të thotë se pritet një ditë e...

Lexo më shumë

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com