Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Terror në Krujë/ Merret peng autobusi i Sopotit. Maskat: Mos fitoni se do ju vrasim…

2016/04/17 at 12:00 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Terror në Krujë/ Merret peng autobusi i Sopotit. Maskat: Mos fitoni se do ju vrasim…

Lojtarët dhe pjesëtarë të stafit janë kërcënuar me armë, thika e shkopinj bejsbolli përpara sfidës që do të luanin në Krujë ndaj Pogradecit.


Një skenar i denjë për filmat e Hollivudit është luajtur dje në mes të ditës në një rrugë kryesore shumë pranë kryeqytetit.

Futbollistët janë kërcënuar që të mos fitonin në ndeshjen ndaj Pogradecit, pasi në të kundërt asnjë prej tyre nuk do të shkonte gjallë në shtëpi.

Një ngjarje që të kthen shumë vite mbrapa në kohë.

Duke ju referuar dëshmive të lojtarëve të Sopotit që kanë rënë pre e kërcënimit dhe më pas kanë denoncuar në polici, gazeta ka arritur të zbardhë ngjarjen e djeshme.

Minibusi me rreth 22 vende, që transportonte të gjithë lojtarët e skuadrës dhe trajnerin e portierëve, ka qenë duke u ngjitur drejt Krujës, 2­ 3 kilometra larg qytetit, në vendin e quajtur “Pishat” kur është ndalur nga një fuoristradë me targa amerikane, ngjyrë jeshile.

Tre persona me kapuça e kapele në kokë, të pajisur me thika të mëdha, shkopinj bejsbolli dhe leva kanë hyrë brenda minibusit dhe u janë drejtuar lojtarëve:

“Ju jeni skuadra e Sopotit?”.

Pasi kanë marrë konfirmimin, kanë kërkuar se cili ishte i pari aty, por asnjë prej lojtarëve nuk është përgjigjur. Në këtë moment kanë lëshuar mesazhin që kishin: “Do t’iu q…r… të gjithëve. Nëse fitoni me Pogradecin, askush prej jush nuk do të shkojë gjallë në shtëpi”.

Lojtarët kanë denoncuar edhe faktin se në automjet kanë qenë edhe 2­3 persona të tjerë, të cilët ishin të armatosur.

Kërcënuesit janë larguar menjëherë, në një kohë që skuadra librazhdase ka vazhduar rrugën drejt stadiumit të Kastriotit.

Lojtarët kanë qenë të traumatizuar dhe të frikësuar, ndërsa drejtuesit e klubit kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes. Por, kjo nuk është marrë në konsideratë nga delegati dhe vëzhguesi duke vendosur që loja të zhvillohej.

Pas ndeshjes, të gjithë lojtarët kanë dhënë dëshmitë e tyre në Komisariatin e Fushë­ Krujës, ku kanë denoncuar ngjarjen.

Pasi skuadra e Sopotit ra pre e kërcënimit, drejtuesit e klubit kanë vënë në dijeni zyrtarët e ndeshjes në lidhje me këtë ngjarje dhe u kanë kërkuar që takimi të mos luhej, pasi lojtarët ishin të frikësuar.

Në këtë mënyrë, librazhdasit kanë qenë të detyruar të luajnë. Vetëm pasi ka përfunduar takimi futbollistët, të shoqëruar edhe nga administratori i klubit, Iridion Bahiti, i janë drejtuar Komisariatit të Fushë­Krujës, ku kanë bërë denoncimin për atë që kishte ndodhur.

Të gjithë lojtarët kanë dhënë dëshmitë e tyre për kërcënimin. Ata kanë përshkruar detajet e ngjarjes, si edhe karakteristikat e agresorëve.

Futbollistët kanë sqaruar me detaje se çfarë u kanë thënë kërcënuesit, në një kohë që kanë deponuar edhe se 2­3 persona të tjerë të armatosur kanë qëndruar brenda makinës.

Bëhet e ditur se policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë që një ekip futbolli të kërcënohej në këtë mënyrë që të mos luajë ndaj ekipit tjetër kundërshtar.

Një ngjarje horror që të rikthen shumë mbrapa në kohë, më 1997 kur “maskat” bllokonin rrugët duke vjedhur dhe ushtruar presion ndaj qytetarëve.

Pashaj: U terrorizuam, kishin thika dhe armë

Mbrojtësi i Sopotit, Andrelis Pashaj, në një prononcim për gazetën tregon gjithçka ndodhi dje për sa i përket kërcënimit. “Ajo që na ka ndodhur ne lojtarëve të Sopotit gjatë udhëtimit drejt Krujës për të luajtur ndeshjen me Pogradecin është e paprecedentë dhe që nuk ka lidhje me futbollin. Kam disa vite që luaj futboll, madje më ka rënë që të luaj edhe në fusha të vështira, por kurrë më parë nuk kisha përjetuar që të na kërcënonin me jetë për të mos fituar.

Pasi kaluam Fushë­Krujën dhe morëm rrugën drejt Krujës, duke përfituar edhe nga relievi, në një ambient me fushëpamje të izoluar, një makinë fouristradë jeshile me targa të huaja, më duket amerikane, i ndërpret rrugën furgonit me të cilin po udhëtonim ne futbollistët e Sopotit.

Në furgon ndodheshin vetëm lojtarët, pasi stafi teknik dhe drejtuesin ishin prapa.

Dy persona me kapele në kokë zbresin nga fouristarda dhe njëri me thikë në dorë dhe tjetri me shkop bejsbolli u afruan dhe futën trupin në furgon. Ndërsa një tjetër me armë në dorë qëndronte brenda fouristradës.

Dy personat që erdhën te furgoni ynë na kërcënuan kështu: ‘Mos bëni gabim e fitoni sot ndaj Pogradecit se pastaj nuk do të dilni të gjallë nga Kruja’.

Realisht, situata ishte terrorizuese dhe, duke qenë se në ekip kemi edhe shumë lojtarë të rinj, frika ishte e pranishme. Pas kësaj situate merret me mend se çfarë impakti pati më pas te lojtarët gjatë ndeshjes.

Kur u kthyem nga Kruja jemi ndalur në Komisariatin e Policisë së Fushë­Krujës, ku kemi denoncuar ngjarjen. Një histori që i shkon për shtat gjendjes së luftës dhe jo një ndeshje normale të Kategorisë së Parë”, u shpreh për “Panorama Sport” mbrojtësi Andrelis Pashaj.

Masat, në kthim Sopoti u shoqërua deri në Kamzë

Pas ngjarjes së djeshme ku u kërcënuan lojtarët e Sopotit dhe denoncimit në polici, forcat e rendit kanë reaguar për sa i përket sigurisë së librazhdasve në kthim. Pas përfundimit të takimit me Pogradecin, minibusi që transportonte futbollistët është shoqëruar në kthim deri në afërsi të Kamzës. Kjo, për efekte sigurie.

Por, duke parë që librazhdasit u mundën dhe qëllimi i kërcënimit paraprak ishte pikërisht ky, siguria pas ndeshjes dukej paksa absurde.

Megjithatë, librazhdasit janë shoqëruar nga forcat e rendit deri në afërsi të Kamzës. Aktualisht, çështja është denoncuar në Komisariatin e Fushë­ Krujës, ku lojtarët kanë dhënë dëshmitë e tyre për atë që kishte ndodhur.

Për herë të parë ndodh që një ekip futbolli të kërcënohet me armë përpara një ndeshjeje.

Çota tregon tmerrin: Ja si na kërcënuan brenda minibusit

Mirel Çota ishte një prej dëshmitarëve të kërcënimit të djeshëm të skuadrës së Sopotit përpara ndeshjes me Pogradecin. Sulmuesi me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar rrëfen ngjarjen dhe çfarë u kanë thënë agresorët brenda minibusit.

Rrëfimi

“Ne ishim rrugës sonë drejt Krujës dhe pak përpara se të mbërrinim në qytet, na e zuri rrugën një fuoristradë, nga e cila zbritën tri persona.

Njëri mbante një shkop bejsbolli, njëri një thikë dhe tjetri diçka hekuri. Hynë brenda minibusit tonë dhe pyetën: ‘Ju jeni skuadra e Sopotit?’.

Po, u thamë ne dhe vazhduan me pyetje: ‘Kush është i pari këtu’. – Në këtë moment nuk foli askush, pasi nuk ishte as trajneri apo ndonjë drejtues tjetër i skuadrës. Dhe një prej atyre personave na u drejtua duke na thënë: ‘Nëse fitoni sot ndaj Pogradecit, asnjë prej jush nuk do të zbresë gjallë që këtej’. Në këtë çast, ne shtangëm të gjithë dhe nuk foli askush, ndërsa ata i hipën makinës dhe ikën”, – tregon fillimisht sulmuesi, i cili i pyetur për personat sa a kishin armë, përgjigjet:

“Disa prej çunave thonë që kishin edhe armë. Unë personalisht u fokusova te ai që fliste dhe nuk pashë”. I pyetur nëse ishin në gjendje të vazhdonin më pas të luanin normalisht ndeshjen, Çota përgjigjet: “U trembëm që të gjithë. U krijua një ndjenjë frike, aq më tepër që ne, pjesën më të madhe të lojtarëve i kemi të rinj dhe e kanë përjetuar keq.

Ata u prenë fare pas asaj që ndodhi. Mendoj se nuk duhej të zbrisnim as në fushë pas gjithë asaj. Unë personalisht kam shumë vite që luaj futboll, por një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur asnjëherë. Është viti 2016 dhe të arrihet deri këtu, madje edhe në sport, kjo është skandaloze dhe e papranueshme! Nuk po na lënë të luajmë as futboll. Më pas kemi dëshmuar në Komisariatin e Fushë­ Krujës ku na kanë thirrur”, përfundon rrëfimin e tij për gazetën “Panorama Sport” sulmuesi i Sopotit, Mirel Çota.



Ju sugjerojmë

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët
Aktualitet

“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët

24 Maj, 2025 1:03 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

24 Maj, 2025 12:56 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

24 Maj, 2025 12:34 pm
Para
Fotolajm/ Ja pasojat e shpërthimit të tritolit sot te “Komuna e Parisit”

Fotolajm/ Ja pasojat e shpërthimit të tritolit sot te "Komuna e Parisit"

“Dale dale, s’keni pare gje akoma”…..

"Dale dale, s'keni pare gje akoma".....

Basha: Rama caktoi Emiljano Shullazin rektor të Universitetit të Tiranës

Basha: Rama caktoi Emiljano Shullazin rektor të Universitetit të Tiranës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
24 Maj, 2025

Bashkimi Evropian theksoi angazhimin për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në respekt dhe jo në kërcënime. Deklarata...

Lexo më shumë

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
24 Maj, 2025

6 nga 18 personat e plagosur në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor të Hamburgut pasditen e së premtes...

Lexo më shumë

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
24 Maj, 2025

“Prej kësaj të diele, nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga më të mëdha në dekadat e fundit në...

Lexo më shumë

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
24 Maj, 2025

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë. Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com