Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur ditën e sotme punën për shembjen e 7 pallateve ne zonën e Laçit, të cilët u shpallën të pabanueshëm pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Ky aksion pritet të vijojë me intensitet të lartë jo vetëm në Laç, por në të gjitha zonat ku banesat dhe pallatet janë shpallur të pabanueshme.
Për shembjen e pallateve do të përdoren makineritë e rënda dhe nuk do të përdoret në asnjë rast eksploziv për shkak se ka shumë banesa pranë objekteve që janë shpallur të pabanueshme.
Ndërkohë, prefekti Gjokë Jaku, deklaron se strukturat e pallateve mund të shemben dhe me makineri, pasi struktura e tyre nuk ka nevojë për vendosjen e tritolit./ Opinion.al