Shqipëria është tronditur nga lëkundjet sizmike këtë mëngjes. Epiqendra ka qenë qyteti i Elbasanit, i cili ka ndjerë një tërmet me magnitudë 2.8 ballë.
Nga tërmeti nuk raportohen të lënduar dhe as dëme materiale.
Më 1 shtator në Tiranë ra një tërmet 4,2 ballë, por me epiqendër 16 km nga Vevçani i Maqedonisë.
Kohët e fundit edhe Maqedonia fqinje është tronditur nga tërmetet, më i forti me magnitudë 5,2 ballë, i pasuar nga më shumë se 16 tërmete të tjerë që nga 11 shtatori.