Greqia është tronditur përsëri ditën e sotme nga lëkundje të tërmetit. Mësohet se pasditen e sotme shteti fqinj është goditur nga një tërmet 3,7 i shkallës riter, i cili ka rënë në verilindje të Karpathos në Greqi.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Instituti Kombëtar i Athinës mësohet se epiqendra e tërmetit është shënuar 47 kilometra në veri-lindje të Karpathos, me një thellësi prej 15 km.
Ky tërmeti ishte i dyti për sot, ndërsa gjatë verës Greqia është goditur nga një sëri tërmetesh./
Opinion.al E.Xh.