Teksa vijojnë punën ekipet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, vijon të rritet numri i viktimave.
Sipas BBC, në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të tërmeteve është rritur në 3,381, sipas autoritetit të vendit për fatkeqësitë natyrore.
Orhan Tatar, një zyrtar në Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thotë se 20,426 të tjerë janë lënduar dhe 5,775 ndërtesa janë shembur.
Numri i ri e çon numrin e konfirmuar të vdekjeve në Turqi dhe Sirinë fqinje në 4,890.
Ky numër ka të ngjarë të vazhdojë të rritet, pasi ende shumë njerëz ndodhen nën rrënoja.