Sot në Durrës janë rihapur aplikimet për qytetarët të cilët nuk kanë mundur që të regjistrojnë dëmet e banesave të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Bashkia ka lënë një afat 24 deri në 48 orë për aplikimin gjë e cila ka bërë që qytetarët të grumbullohen para sporteleve të Bashkisë, duke mos respektuar masat anti-COVID.
Më herët ka qenë dhe një proces përmes aplikimit online, por shumë qytetarë nuk kanë mundur që të mbyllin me të gjithë aplikimin.