Tërmeti i rënë ditën e sotme ka lënë disa personat lënduar si dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Pas Tiranës dhe Durrësit, emergjencat civile shprehen se kanë pësuar çarje dy pallate në Elbasan dhe një shtëpi e vjetër në lagjen Kala.
Dëmet më të shumta raportohen në disa zona të Librazhdit, si Orenje, Polis dhe Lunik. Në bashkinë e Cërrikut në fshatin Gjyralë një banesë ka pësuar çarje. Ndërkohë, në Peqin raportohen banesa të prishura./ Opinion.al E.Xh.