Bashkia e Tiranës do të vendosë këtë fundjavë një çadër për këdo që dëshiron të dhurojë dhe ndihmojë popullin turk, pas tërmeteve të së hënës.
Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Më herët, ai zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e e Turqisë për të shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit të rëndë.
“Shpreha ngushëllimet e mia në Ambasadën e Turqisë për viktimat e tërmetit të rëndë, që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit. Lutem për rimëkëmbje sa më të shpejtë për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Sot një grup me pesë ekspertë të emergjencave nga Bashkia e Tiranës, iu bashkua grupeve të ndihmës në Turqi. Këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës do të vendosë një çadër për këdo që dëshiron të dhurojë dhe ndihmojë popullin turk. Jemi me ju”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.