Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ka shkuar në rreth 2000, ndërsa të paktën 3500 persona janë të plagosur. Shërbimit Gjeologjik në SHBA vlerëson se numri i të viktimave mund të kalojë në 10,000.
Ekipet e huaja të shpëtimit kanë mbërritur në vendin e Azisë Juglindore për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.
Rusia, India, Malajzia dhe Singapori po dërgojnë avionë me ndihma në vendin cili është shkatërruar nga lufta civile. Koreja e Jugut pritet të të sigurojë një ndihmë humanitare fillestare prej 2 milionë Dollarësh për Mianmarin përmes organizatave ndërkombëtare.
Në Tajlandë, tërmeti tronditi zonën më të madhe të Bangkokut, ku jetojnë rreth 17 milionë njerëz, dhe pjesë të tjera të vendit. Autoritetet e thanë se deri më tani dhjetëra të vdekur, disa të plagosur dhe shumë persona të zhdukur.
Në Bangkok, 1,000 km nga epiqendra, një mision shpëtimi vijon përpjekjet e tij për të gjetur punëtorët e ndërtimit të bllokuar nën rrënojat e kullës 33-katëshe të shembur.
Autoritetet përdorën ekskavatorë, dronë dhe qen kërkim-shpëtim në përpjekje për të nxjerrë 30 personat e bllokuar. Të paktën 15 tregojnë ende shenja jete. Tërmetet janë të rrallë në Bangkok, por relativisht të zakonshme në Myanmar.