Është rritur bilanci i personavë që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi Marokun. Nga lëkundjet me magnitudë 7 të shkallës Rihter që goditën Marokun qendror, sipas autoriteteve marokene, deri më tani janë regjistruar 2012 viktima dhe 1404 të tjerë të plagosur rëndë.
Pritet që numri I viktimave të rritet më tej pasi ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënojat e shtëpive të shembura në zonat e thella të maleve të Atlasit të Lartë. Ndërkohë banorët e zonave të prekura e kanë kaluar natën jashtë.
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur. Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Autoritetet shpallën 3 ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.