Të paktën 350 të vdekur është bilanci i një tërmeti me magnitudë 7.8 ballë Rihter që tronditi dje në mbrëmje Ekuadorin, si dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë zona të vendit.
Ekipe të shpëtimit nga Zvicra, Spanja dhe nga disa vende të Amerikës Latine kanë shkuar në ndihmë për t’u bashkuar me trupat e shpëtim-kërkimit.
Mësohet se më shumë se 2 mijë persona janë plagosur nga ky tërmet.
Ky ishte tërmeti më i fuqishëm i kësaj dekade, duke shkatërruar të gjithë bregdetin e Ekuadorit.