18 persona kanë humbur jetën ditën e sotme pas tërmetit që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.
Ndërkohë, janë identifikuar emrat e 10 prej viktimave nga Spitali i Durrësit, ku në total numërohen 13 deri më tani.
Ndër të cilët 10 personat e identifikuar janë:
1-Selvie Lala, 74 vjeçe.
2-Erisa Cara, 25 vjeçe.
3-Arjela Lala, 5 vjeçe.
4-Kristi Reçi, 25 vjeç.
5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.
6-Sadik Qato, 80 vjeç.
7-Amelja Lala, 10 vjeç.
8-Sahate Lala, 50 vjeç.
9-Bajram Hajdarmataj.
10-Plator Zeneli, 70 vjeç./ Opinion.al