Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Basha në Durrës: Vangjush Dako të ishte në burg

2019/12/12 at 6:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tërmeti/ Basha në Durrës: Vangjush Dako të ishte në burg

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar përsëri banorët e zonës së Plazhit në Durrës, të cilët u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Banorët i janë ankuar kreut të PD se nuk janë ndihmuar dhe janë braktisur nga qeveria “Rama”.

“Banesa ime është e pabanueshme, por askush nuk ka ardhur prej 10 ditësh të na thotë çfarë të bëjmë”- tha një grua e moshuar. Ndërkohë, të njëjtin shqetësim kishin dhe disa banorë të tjerë, të cilët ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje për banesat e tyre. “Pronari i firmës sillet rreth e rrotull, dhe nuk na thotë asnjë fjalë, ndërsa lekët na i ka marrë një më një.” –tha një tjetër banor.

Ndërkohë, lideri i PD-së tha se tashmë duhet të transferohen fondet, pasi nuk ka gjendje emergjence pa para. Sipas tij, qeveria duhet të mbuloj të gjitha nevojat që kanë banorët të cilët u prekën nga tërmeti 6.4 ballë.

“Kjo situatë e pasigurisë është e papranueshme, sepse po hyjmë në javën e tretë. Duhet të ketë qartësi se çfarë po ndodh dhe qartësia fillon me vlerësimin e çdo banese. Pa vlerësuar banesat, ju nuk mund të keni qartësi. Tani këta duhet të transferojnë fondet, se s’ka gjendje emergjence pa fonde. Të marrin ato 150 milionë dollarë të oligarkëve dhe t’i kalojnë në dispozicion të situatës së tërmetit. Shumë pak familje mund të jenë në gjendje të bëjnë diçka vetë, të tjerëve ky tërmet u ka marrë gjithçka. u ka marrë pasurinë e një jete. Shteti është i shqiptarëve. Fondet janë të shqiptarëve, buxheti është i shqiptarëve, nuk është as i oligarkëve, nuk është as i Edi Ramës”, –tha Basha.

Ndërkohë, me banorëve të cilët iu ankuan krydemokratit për braktisjen nga qeveria, ishte dh enjë nënë e dy fëmijëve, e cila deklaroi se deri më tani askush nuk i ka dhënë një përgjigje për gjendjen e shtëpisë së saj, pavarësishte se rezulton me të gjitha dokumentet e nevojshme të banesës.
 “Vetëm se nuk kemi fjetur tek bashkia. Nuk vjen njeri të thotë çfarë të bëjmë. E kam shtëpinë me certifikatë, me taksa, me të gjitha. I jam përgjigjur shtetit një më një”.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se është neglizhencë totale nga ana e shtetit fakti që këta banorë nuk dinë se ku të flenë.

“Ky është dështim i shtetit dhe i kësaj qeverie, sepse kemi hyrë në javën e tretë dhe ju nuk dini se ku të flini. Kjo është e papranueshme. Edhe në javën e dytë është e papranueshme për një shtet të mirëpërgatitur, por javën e tretë, kjo është neglizhencë, ky është dështim total. Është dështim kriminal dhe faturën e paguani ju. Kemi vetëm shfaqje nga mëngjesi deri në darkë.- pohoi kryedemokrati.

“Kur është bërë ky pallati ishte 8+1, tani është bërë 12. Është ndërtuar në vitin 2014 dhe avancoi për 1 vit, se është 3D-ja”, tha një banor, duke iu referuar kompanisë së kryetarit të asaj kohe të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. “Çfarë përgjegjësie do të mbajnë këta njerëz që ne jemi jashtë, që I kemi blerë sa frëngu pulën dhe bie faqja e murit pa problem, sikur është fletë libri. Ne duam që ata që kanë ndërtuar të japin llogari para prokurorëve, para shtetit dhe të ndërtojnë banesën.”- u shpreh i revoltuar një banor tjetër.

Zoti Basha u shpjegoi banorëve se kush e ka përgjegjësinë për cilësinë e dobët të pallateve të ngritura atje.

“Përgjegjësia fillon me ata që kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe licensimin e ndërtimeve, që është shteti. Këtu në Durrës kemi edhe një veçori se në 99% të pallateve, ai që ka firmosur për këto leje, ka sjellë edhe betonin, në konflikt interesi, Vangjush Dako. Pasi mbaron gjithçka, kolaudohet dhe prapë pushteti vendor, bashkia, ka për detyrë të kolaudojë që gjithçka është bërë në rregull. Përgjegjësia fillon dhe mbaron me shtetin. Ç’është ajo shprehje “do t’i bëj unë letrat”. Çfarë letrash do të bëjë ai? Ai duhet të shkojë në burg për këto gjëra.”, -tha kryetari i PD.

Po ashtu Basha tha se: “Kudo ku po shkoj po më thonë që s’ju japin asnjë përgjigje dhe qartësi njerëzve se ku do të flenë dhe njerëzit të kthehen në objektet e rrezikshme, kjo është kriminale. Kjo u ndodhi atyre në Thumanë. Ishin prishur me 21 shtator, u futën aty dhe tragjedia natyrore u kthye në tragjedi shtetërore.”.

Një qytetare ngriti zërin kundër sjelljes së kryeministrit, i cili, siç tha ajo, bën shfaqje, pa zgjidhur asgjë.

“Edi Rama të mos bëjë propagandë si llazore, se e ka kthyer Shqipërinë si çadrat e Ertogrulit dhe nuk i ka dhënë askujt zgjidhje. Personat e parë që duhet të kishte thirrur janë pronarët e pallateve që kanë shitur shtëpitë dhe kanë marrë lekët dhe nuk na hapin as telefonin sot. Për këtë vend Edi Rama është më keq se tërmeti. Fatkeqësia më e madhe për këtë vend është Edi Rama.”/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Tërmeti/ Pacolli publikon fotot e banesave që do të ndërtojë në Thumanë

Tërmeti/ Pacolli publikon fotot e banesave që do të ndërtojë në Thumanë

Kush është 29-vjeçari që mbeti i vrarë sot në Kavajë, i arrestuar për…

Grabitet me armë një person, i marrin 15 mijë euro

Dëmet nga tërmeti, Banka Botërore në mbështetje të Shqipërisë

Dëmet nga tërmeti, Banka Botërore në mbështetje të Shqipërisë

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com