Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me tërmetin e rënë ditën e sotme në Shqipëri, i cili la të plagosur disa persona dhe shkaktoi dëme të shumta materiale.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan; “Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. iNë solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse.”
Sot Shqipëria u trondit nga një seri tërmetesh, ku më i forti ishte 5.8 ballë me epiqendër në Detin Adriatik,1 km larg qytetit të Durrësit./ Opinion.al E.Xh.