Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas tërmetit shkatërrimtar që goditi rajonin malor të Tibetit në Kinë.
Tërmeti u shënua në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale të Kinës, me magnitutë 7.1 të shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash nëntokë, sipas të dhënave nga Instituti Gjeologjik i SHBA-së.
Goditjet e tërmetit u ndjenë edhe në Nepal dhe në disa zona të Indisë.
Media shtetërore kineze raportoi se tërmeti shkaktoi dëmtimin e mbi 1 mijë shtëpive.