Një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit është ndjerë në Afganistan dhe përgjatë kufirit me Pakistanin.
Nuk ka ende raporte për dëme apo viktima eventuale.
Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti është regjistruar 35 kilometra në juglindje të qytetit Jarm në Afganistan, një rajon pak i populluar.
Më 26 tetor, një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit ka goditur të njëjtin rajon, duke vrarë rreth 400 veta dhe duke shkaktuar dëme të shumta./Klan Kosova