Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 Rihter është regjistruar në brigjet e Alaskës, 75 milje në jug të qytetit Chignik.
Sistemi i Paralajmërimit të Cunamive në amerikë tha që një cunami parashikohej të godasë brenda orës një nga pikat përgjatë bregdetit të Alaskës.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, sipas Qendrës së Kërkimeve Gjermane për Gjeoshkencat GFZ.
Paralajmërimi tha se “valët e rrezikshme” janë të mundshme përgjatë brigjeve brenda 300 km nga epiqendra.
Në të thuhet: “Bazuar në parametrat paraprak të tërmetit, valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme për brigjet brenda 300 km nga epiqendra e tërmetit”.
Shërbimi Kombëtar i motit ka njoftuar: “Ndikimet në brigjet e Kalifornisë janë akoma duke u vlerësuar nga Qendra e Paralajmërimit të Cunamive”. /Opinion.al