Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaron se askush nuk po dëbon asnjë palestinez nga Gaza, ndërsa ai iu përgjigj pyetjes së një gazetari gjatë një takimi me kryeministrin irlandez në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka rifilluar aleancën e tij të ngushtë me Izraelin dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu që nga marrja e detyrës në janar, dhe ai ka thënë më parë se të gjithë palestinezët duhet të largohen nga Gaza, të paktën përkohësisht, pas një marrëveshjeje paqeje.
“Askush nuk po dëbon asnjë palestinez. Nuk e di. Me kë jeni ju? Ne flasim për gjithçka. Izraeli ka qenë nën rrethim, siç mund ta shihni. Dhe ata e kundërshtuan atë gjë. 7 tetori ishte një gjë e tmerrshme. Njerëzve nuk u pëlqen ta përmendin atë, por ishte një ditë e tmerrshme, e tmerrshme për fatet e botës. Dhe është e mahnitshme mënyra se si njerëzit nuk e përmendin këtë.
Por unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ka klipe, më mirë t’i shoh edhe presidenti që është këtu me ne. Dhe po punojmë shumë me Izraelin. Mund të them se sap pashë 10 pengje dhe ata ishin trajtuar shumë keq. Unë kam qenë i shokuar.