Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërhiqen gjithë kandidatët e PDIU-së në Kukës. Fatos Hoxha: Do mbështesim PD-në

2017/05/27 at 10:18 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

Janë terhequr nga gara të gjithë kandidatët për deputetë të PDIU-së në Kukës. Lajmin e ka bërë të ditur sot Fatos Hoxha i cili ishte i pari i PDIU-së në listën e deputetëve. 


Përmes një letre të hapur, postuar edhe në rrjetet sociale Hoxha shpjegon arsyet pse tërhiqen nga gara në qarkun e Kukësit, një ditë pas dorëzimit të listave të PD në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. 

LETRA E PLOTË 

Të dashur miqtë e mij në Kukës e kudogjetkë,
Sot Partia Demokratike regjistroi listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sot Partia Demokratike u kthye në sistem, u fut në garë.

Mirësevjen PD në rrugën e ligjit! Të qoftë e mbarë gara e demokracisë!

Gjatë gjithë kësaj kohe shpesh kam ndarë me ju dëshpërimin për vijën politike kaotike dhe për aksionin e verbër dhe kundërproduktiv të lidershipit tonë politik.

Shpesh kam ndjerë tek ky lidership mungesë parimësie, inkoherencë, paqartësi, meskinitet, troç kam ndjerë rrezik për demokratët dhe demokracinë. Ndaj kam ngritur zërin, kam lëshuar kushtrim, jam hedhur në veprim.

Sot këtë hap të PD-së dua ta festoj bashkë me ju si një pikë kthese, si sinjal shprese, si ogur i mirë dhe si premtim.

Gjatë gjithë kësaj kohe shpesh forumet i kam parë të anashkaluara dhe interesin e përbashkët të asgjësuar, zërin e arsyes të ndrydhur, diversitetin e mendimit politik të shtypur, debatin e hapur e konstruktiv dhe përgjegjshmërinë politike të eleminuara, nismën e lirë dhe të guximshme të dëbuar.

Kam ndjerë rrethimin nga frika dhe meskiniteti, por nuk jam dorëzuar.

UNE KAM KANDIDUAR NE PROTESTE TE HAPUR ME VENDIMIN E PD-së PER TE BOJKOTUAR ZGJEDHJET.

Kam pranuar mbi vete çdo sfidë, çdo kosto dhe çdo rrezik, me shpresën se gjesti im do ndihmonte sadopak PD-në që t’i kthehej sistemit.

Kam vlerësuar se, nëse politika është respekt për njerëzit, nëse është nderim për votën, nëse është shërbim dhe jo sundim, atëherë politikan është ai që i nënshtrohet garës, respekton njerëzit, ofron besnikëri e shërbim dhe jep llogari para tyre.

Sot e shoh PD-në t’i kthehet politikës, ndaj e pres me gëzim regjistrimin.

Sot PD-ja po respekton sovranin, ndaj e shoh motivacionin tim të plotësuar, misionin të realizuar.

Në tre javë fushatë intensive kam ndjerë se sa e rëndë ishte braktisja për demokratët, jo vetëm braktisja për shkak të bojkotit të zgjedhjeve, por, së pari, braktisja në qeverisje, për shkak të braktisjes se interesit publik dhe, së dyti, braktisja në opozitë, për shkak të braktisjes së idealeve, përfaqësimit, solidaritetit, mbështetjes dhe përkujdesjes ndaj grigjës.

Kjo braktisje e tejzgjatur e ka vënë në provë serioze, por ende nuk e ka zhbërë indin demokrat të kuksianëve.

Në tre javë fushatë, unë gjeta të gatshëm e të zjarrtë shumicën e demokratëve të Qarkut, të gjithë njerëzit me të cilët unë kam pasur rast të jem më shumë se një herë krah për krah në një llogore, në beteja politike.

Unë ua njoh vlerat, ua respektoj cilësitë, ua çmoj punën, ndaj them se PD-ja e ka rrugën të shtruar. I duhet vetëm t’i futet kësaj rruge me modesti, përulësi, ndershmëri dhe sinqeritet.

Por kujdes!

Kuksianët nuk do ta tolerojnë më përbuzjen, lojërat e pista me kundërshtarin dhe mashtrimin.

Une dua ta lë këtu garën time për deputet, dua t’i hap rrugën me kënaqësi dhe krenari listës së PD-së për Qarkun me këtë paralajmërim:

NESE PD-ja NUK SHKON NE REZULTATIN E VET TRADICIONAL në Qarkun e Kukësit, FAJI NUK KA PER TE QENE KURRE I DEMOKRATEVE të Kukësit, POR I PERBUZJES, LOJERAVE TE PISTA DHE MASHTRIMIT QE VJEN NGA SELIA QENDRORE.

Edhe pse ligji nuk e lejon çregjistrimin e listës së regjistruar tashmë, Fatos Hoxha, Everest Demushi dhe Lirie Ahmeti, pra gjithë lista e PDIU-së për Qarkun e Kukësit, i hapin krahun listës së PD-së për këtë qark, duke u bërë thirrje gjithë demokratëve, mbështetësve tanë, që të përqendrojnë të gjitha votat tek lista e PD-së.

Bashkëpunimi ynë me PDIU-në në këtë fushatë është mbyllur këtu në miqësi dhe mirëkuptim, me urimet për suksese në garë.

Ne u futëm në garë për të mbrojtur ngjyrat tona e për të përfaqësuar të braktisurit.

Tani që ngjyrat kanë përfaqësim, ne jemi të bindur se ju dhe mbështetësit tanë në Qark do të na mirëkuptoni dhe do të respektoni thirrjen tonë për të votuar PD-në. Ne mbetemi borxhlinj përjetë për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj.

Koha nuk do vonojë që ne të marrim përgjegjësitë dhe detyrimet tona. Do të na keni gjithmonë pranë, me besë e shpirt, sikurse ju na pritët me besë e shpirt. PD-ja i duhet sistemit, i duhet demokracisë. PD-ja është themeli, është historia, është shpirti i pluralizmit. Ne jemi të vetëdijshëm se PD-ja vazhdon të lëngojë, se është ende në qorrsokak dhe larg identitetit të vet demokratik. Ndaj edhe nëse na kanë ngelur vetëm gjestet për ta ndihmuar, gjestet nuk do hezitojmë t’i bëjmë.

Etiketa: kukëslistaPDpdiuterheqje


Ju sugjerojmë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
Kronikë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

2 Shkurt, 2026 9:09 am
Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
Aktualitet

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

2 Shkurt, 2026 9:03 am
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
Aktualitet

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

2 Shkurt, 2026 8:47 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

2 Shkurt, 2026 8:27 am
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
Bota

U përmend në dosjen “Epstein”, reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

2 Shkurt, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shkurt, 2026 8:25 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shkurt, 2026 8:24 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Para
Jozefina Topalli: Ja çfarë i thashë Sali Berishës kur e takova për herë të parë

Çfarë shkruan Topalli pasi Basha e nxorri nga Parlamenti

Bregu: Zgjedhjet në rrezik, BE nuk i thotë troç gjërat

Majlinda Bregu: Mbyllet kapitulli im politik në PD

Rama komenton listën e PD-së: Republika e re e humbësve me Mediun, Bardhin, Fuçinë
















TE FUNDIT

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
2 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy...

Lexo më shumë

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
2 Shkurt, 2026

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte...

Lexo më shumë

Pas kërcënimeve, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
2 Shkurt, 2026

Donald Trump i cili kohët e fundit përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kubës, duket se ka ndryshuar qëndrim. Uashingtoni ka filluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com