Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërheqja e Pjetrit, Spahia-qytetarëve: Të gjithë bashkë për Shkodrën

2019/08/17 at 7:42 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
10 milionë dollarë tender, Spahia publikon mesazhin: Ministrja do të…

Pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryetarit të bashkisë së Shkodrës, ish-deputeti i PD Bardh Spahia, u ka bërë thirrje qytetarëve që mbrojnë qytetin e tyre.


Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi shprehet se të gjithë socialistë e demokratë duhet të jenë sot kundër krimit në politikë, kundër krimit për të marrë Shkodrën dhe pro një qyteti që e do traditën dhe kulturën.

Postimi i Bardh Spahisë:

TE BEHEMI BASHKE PER SHKODREN

Thirrja ime qytetare u drejtohet së pari ju socialistëve, antidemokratë, apo quajeni veten si të dëshironi.

Mos u bëni palë me krimin kundër qytetit tonë të përbashkët!

Mos u bëni palë me të keqen kundër të tashmes e të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë!

Mos u bëni mbështetje për kë është marrosur, e nuk di c’bën!

Unë njoh shumë nga socialistët apo “antidemokratët” e ndershëm të qytetit tonë të përbashkët. Të gjithë ne i kemi shpesh komshij, në lagjet e rrugicat tona, e gjithmonë mbaj mend, se njëlloj reagonim bashkë kundër hajdutëve, krimit e kriminelëve, kundër të keqes në cdo formë të saj, sa herë ka tentuar të prekë “shtëpitë” tona.

E pra ky qytet dhe ky vend është yni, i njerëzve të ndershëm e punëtorë, me bindje pro njërit apo kundër tjetrit, por s’mund t’ia lemë në dorë krimit, as të qytetit tonë, e as atyre, që përmes krimit, në qytetin tonë e në mbarë Shqipërinë, duan me cdo kusht, të zgjasin pushtetin e të shtojnë pasurinë e tyre.

Prandaj, të dashur bashkëqytetarë, të qytetit tonë të mrekullueshëm, le të bëhemi bashkë, për t’i dalë zot vendit ku jemi rritur, e ku kemi kujtimet më të bukura! Le të bëhemi të gjithë bashkë kundër të keqes, që sot s’ka më asnjë ngjyrë politike. Nuk është më as rozë, as mavi, por thjesht e zezë, që i vërtitet vendit tonë për t’i marrë frymën, për t’i thithur gjakun, e cdo të mirë e burim jetësor. Sot nuk bëhet më fjalë për politikë, për shkëmbim a përplasje idesh. Sot është dita e koha, t’i dalim zot qytetit dhe vendit tonë, e të mos ia lemë të ardhmen e fëmijëve tanë, në dorë të krimit. Socialistët e ndershëm nuk kanë lidhje me krimin dhe nuk duhet të pranojnë të bëhen fasada e tij. Duhet të ulërasin me forcë për dinjitetin e nëpërkëmbur, e të mos pranojnë t’u mbyllet goja nga përfaqesuesit politikë të krimit. Krimi është minorancë shumë e vogël. Ata janë pak, shumë pak. Bashkëqytetarët tanë e thanë fjalën e tyre, duke u distancuar, e duke e braktisur modelin e krimit, në më pak se 5% edhe pse të kërcënuar e të detyruar, respektoni vullnetin e tyre, nëse doni të keni vlerësimin e tyre. Kush nuk e kupton këtë raport bazik, vec sa e thellon hendekun, me një shoqëri e një qytet të tërë.

Ne qytetarët e Shkodrës së traditës, demokracisë e qendresës, artit dhe kulturës jemi shumë më shumë, e qytetin tonë, nuk do ia leshojmë kurrë krimit dhe përfaqësuesve politikë të tij! Eshtë një sprovë ku secili duhet të reflektojë mbi pozicionin e vet! Koha për të zgjedhur pozicionimin mes të drejtës a të keqes është tani! Nesër do jetë vonë!/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
Aktualitet

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

15 Korrik, 2025 2:20 pm
Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
Aktualitet

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

15 Korrik, 2025 2:11 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Aktualitet

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

15 Korrik, 2025 2:02 pm
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Rajoni

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

15 Korrik, 2025 2:01 pm
“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër
Aktualitet

“5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

15 Korrik, 2025 1:47 pm
Akuzat e PD për e-albania, reagon AKSH: Të dhënat nuk mund të përdoren
Aktualitet

Vetëdeklarimi i adresës së banesës në “e-Albania”

15 Korrik, 2025 1:39 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar në Itali për../Sekuestrohen pasuritë me vlerë 287 mijë €, të një 53 vjeçari

15 Korrik, 2025 1:36 pm
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova
Aktualitet

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

15 Korrik, 2025 1:22 pm
1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…
Aktualitet

1.32 mln vizitorë të huaj në qershor/Rama: Përgjegjësi e shtuar për monitorimin e…

15 Korrik, 2025 1:21 pm
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari

15 Korrik, 2025 1:05 pm
Para
Foto/ Kush është “ushtari” i Met Kananit që u ekzekutua

Goditi dy policët, arrestohet 34-vjeçari

Dy shqiptarë arratisen nga burgu grek

Dy shqiptarë arratisen nga burgu grek

Sudan/ Ushtria dhe civilët arrijnë marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Sudan/ Ushtria dhe civilët arrijnë marrëveshje për qeverisje të përbashkët
















TE FUNDIT

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë

“Europa duhet të mbetet civilizim”, Rama flet nga ‘zemra’ e Bavarisë
15 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama foli në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i...

Lexo më shumë

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

Berisha vijon me akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi
15 Korrik, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë socialiste...

Lexo më shumë

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
15 Korrik, 2025

Përmes një videoje në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në...

Lexo më shumë

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
15 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com