Opozita e ka pritur me protestë kryeministrin Edi Rama, i cili po zhvillon takime elektorale në Përmet.
Në grupin e protestuesve ishte i pranishëm dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili së bashku me disa qytetarët tentuan t’i bllokonin rrugën kryeministrit.
Por, në momentin që kaloi eskorta e kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ndaloi makinën, pasi kishte një mesazh për Tritan Shehun. “Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?”. Ndërsa protestuesit vijonin me thirrjet “Rama ik”./ Opinion.al E.Xh.