Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi tentuan të vrisnin me thikë një 45-vjeçar. Referuar njoftimit të policisë, të arrestuarit janë vëllezërit, Anxhelo Dashi, 23 vjeç dhe Endrit Dashi , 26 vjeç, banues në Selitë.
Të rinjtë akuzohen për “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Dy vëllezërit gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës Vladimir Mersinin, 45 vjeç, banues në Selitë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika që posedonin të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al