Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK dërgon për gjykim 4 të akuzuarit

2023/07/31 at 2:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis drejt Italisë, SPAK dërgon për gjykim 4 të akuzuarit

SPAK ka çuar për gjykim 4 të pandehur të akuzuar për trafikimin e gati 1 ton kanabis në Itali.

Në një njoftim të bërë ditën e sotme, SPAK njofton se mori të pandehur Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi

“Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.170/2022 në ngarkim të të pandehurve Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Nga aktet dhe provat e administruara për interesa të këtij procedimi penal, si dhe akteve të administruara në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike nga autoritetet italiane të drejtësisë, ka rezultuar se më datë 07 gusht 2022, katër të pandehurit, duke shfrytëzuar mjete lundruese me mbishkrimet “Syri”, “Eljo”, “Open Space/Amantia” (të sekuestruara nga ana jonë), pikërisht në tranversën e “Gjirit të Arushës”, rreth 13.4 milje nga bregu, kanë realizuar transportimin dhe trafikimin e sasisë prej 153 pako, me peshë totale 992 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, tek mjeti tjetër lundrues varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

Ky mjet lundrues, është sekuestruar nga shërbimet policore të Guardia Di Finanzza Itali, dhe në brendësi të tij është sekuestruar sasia prej 992 kg, lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”,  e trafikuar nga të pandehurit, si dhe janë arrestuar dy shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e njësisë së lundrimit varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

Me aktin e datës 20.07.2023, është proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.170 të vitit 2022, numërtimin e tyre me nr.170/1 të vitit 2023, dhe vijimin e hetimeve për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket identifikimit dhe vënies para përgjegjësisë të bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Ju sugjerojmë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
Bota

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

27 Gusht, 2025 10:15 pm
Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
Bota

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

27 Gusht, 2025 9:16 pm
Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
Rajoni

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

27 Gusht, 2025 8:38 pm
Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
Rajoni

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

27 Gusht, 2025 8:16 pm
Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive
Sport

Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive

27 Gusht, 2025 7:43 pm
Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

27 Gusht, 2025 7:39 pm
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar
Kronikë

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar

27 Gusht, 2025 6:48 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 Gusht, 2025 6:12 pm
Moti i keq në Indi, 33 viktima dhe mbi 5 mijë të evakuuar në rajonin e Kashmirit
Bota

Moti i keq në Indi, 33 viktima dhe mbi 5 mijë të evakuuar në rajonin e Kashmirit

27 Gusht, 2025 6:11 pm
Para
Më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi

Më shumë se 700 mijë fëmijë ukrainas janë dërguar në Rusi

Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit  shqiptar

Siguria e plazheve dhe shërbimet, pikat e dobëta të turizmit  shqiptar

Gjykata Speciale lëshoi urdhrin, arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së(Emri)

Gjykata Speciale lëshoi urdhrin, arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së(Emri)

TE FUNDIT

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
27 Gusht, 2025

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com