Ka shkuar në 40 numri i shtetasve të arrestuar për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 2 shtetas, përkatësisht shtetasi me iniciale A. Sh., 33 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie dhe pas verifikimit rezultoi me masën “Arrest në shtëpi”, si dhe shtetasi A. T., 24 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.
Për t’iu shmangur shkeljeve të kryera, këta shtetas kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Policia Rrugore njofton se lufta kundër këtij fenomeni do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin aktiv punonjësve të Policisë.