Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi tentuan që të fusin mallra kontrabandë nga porti.
Sipas uniformave blu janë vënë në pranga shtetasit Florjan Goga, 26 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Agron Çela, 60 vjeç (pronari i automjetit).
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Customs”, si rezultat i të cilit u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra në Shqipëri.
Për këtë rast u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
Florjan Goga, 26 vjeç, banues në Dimal (drejtuesi i automjetit);
Agron Çela, 60 vjeç, banues në Lushnjë (pronari i automjetit”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al